Komisioni për Buxhet dhe Financa, i udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, kryetar, ka mbajtur sot dëgjim publik për Projektligjin për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare.
Anëtarë të komisionit, deputetë të pranishëm, përfaqësues nga Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës, diskutuan për përmbajtjen e projektligjit dhe mundësitë e plotësim-ndryshimit të tij.
Sipas njoftimit për media nga Kuvendi, temë kyçe e diskutimeve ishte edhe trajtimi i institucioneve mikrofinanciare si OJQ.
“Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, paraqiti propozimet e këtij institucioni, për mundësinë e rregullimit të veprimtarisë së institucioneve mirkofinanciare OJQ, por me kusht që të ruhet vlera e kapitalit të akumuluar përmes kreditimit, ndërsa vlera e kapitalit fillestar të shfrytëzohet për qëllimet e përfitimit publik”, thuhet në njoftim.
Arsim Bruçaj, nga Asociacioni i Institucioneve Mikorfinanciare të Kosovës, shprehu gatishmërinë që kanë Institucionet Mikrofinanciare për të dhënë kontributin për të gjetur një zgjidhje ligjore për funksionimin e këtyre institucioneve.
Ndërsa, Taulant Hoxha shtroi kërkesat e Fondacionit kosovar për shoqëri civile, të cilat ishin: ruajtja e parimit të themelimit të OJQ-ve dhe mos ndërhyrja në autonominë e OJQ-ve, respektimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të mos bëhet ndërlidhja e këtij projektligji me Projektligjin për Lirinë e Asociimit të Organizatat Joqeveritare.
Edhe
Ligj i ri për institucionet mikrofinanciare që japin kredi me norma të larta interesi
Kryetari i komisionit, Lumir Abdixhiku theksoi se një zgjidhje ideale për çështjen e institucioneve mikrofinanciare në Kosovë, do të ishte që kapitali i mbledhur t’i mbetet shtetit, fitimi i akumuluar të tatimohet në mënyrë retroaktive dhe këto institucione të bëhen të qëndrueshme dhe në mbikëqyrjen e BQK-së, me tendencën e uljes së normave të interesit.
Anëtarët e komisionit dhe deputetët e pranishëm, theksuan nevojën e gjetjes së zgjidhjeve ligjore për këto institucione mikrofinanciare, duke pasur parasysh kornizën ligjore dhe për efektet ekonomike në sistemin financiar, që ndikon puna e këtyre institucioneve.
-
Ligj i ri për institucionet mikrofinanciare që japin kredi me norma të larta interesi
-
Deputetët kërkojnë që institucionet mikrofinanciare të mos veprojnë si OJQ
-
Deputetët kërkojnë që institucionet mikrofinanciare të mos veprojnë më si OJQ
-
Selmanaj diskutoi me përfaqësuesit e OJQ-ve Projektligjin për financimin e subjekteve politike