Projektligji për institucionet mikrofinanciare dhe për institucionet financiare jobankare ka ngjallur debat dhe polemika të shumta mes deputetëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa dhe drejtuesve të Bankës Qendrore të Kosovës dhe atyre të Ministrisë së Financave, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo pasi deputetët kanë kërkuar që institucionet mikrofinanciare që veprojnë si OJQ të mos iu lejohet që të veprojnë në mënyrën siç kanë vepruar deri më tani. Sipas deputetëve, shumë nga këto institucione kanë marrë donacione për ndihma humanitare dhe i kanë përdorur ato për përfitime, duke lëshuar kredi me kamata të larta dhe duke mos paguar tatime për shtetin.
Fillimisht guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është për një sistem stabil financiar. Sipas tij, BQK-ja adreson qartë kriteret për licencimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Deputetët kërkojnë që institucionet mikrofinanciare të mos veprojnë më si OJQ
-
A po përfitojnë kundërligjshëm institucionet mikrofinanciare
-
Kuvendi diskuton në Komision për statusin e institucioneve mikrofinanaciare që tash funksionojnë si OJQ
-
Ligj i ri për institucionet mikrofinanciare që japin kredi me norma të larta interesi
-
Ligj i ri për institucionet mikrofinanciare që japin kredi me norma të larta interesi