Komuna e Pejës nga dita e enjte do të nisë me mbajtjen e takimeve publike në qytet dhe pjesët rurale, për planifikimin e buxhetit për vitin 2018, në të cilat qytetarët e kësaj komune mund të paraqesin kërkesat e tyre që ata kanë për projektet me prioritet për lokalitetet ku jetojnë, shkruan sot Koha Ditore.
Këto takime që do të mbahen dy javët e ardhshme, komuna ka planifikuar t’i mbajë të gjithë në orët e mbrëmjes shkaku i temperaturave të larta. Këto dëgjime publike komuna i nis me komunitetin e trevës së Rugovës, dhe vazhdon në të gjitha bashkësitë territoriale deri më 27 korrik, kur përmbyllet me takimin në qytet në sallën e Kuvendit.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Komuna e Podujevës dhe SDK-ja organizojnë takim me gratë për buxhetim gjinor
-
Mosinteresim i qytetarëve për “dyert e hapura” të Komunës së Pejës
-
Draft Plani Zhvillimor Komunal i pejës në diskutim publik një muajsh
-
Draftplani zhvillimor komunal i Pejës në diskutim publik 30-ditor
-
Katërmbëdhjetë dëgjime publike për planifikimin buxhetor për tre vjet në Pejë