Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se është në fazën përgatitore për publikimin e dokumentit lidhur me vendimin e votës të deputetit Etem Arifi.
Në një përgjigje për KOHËN, zëdhënësi i Kushtetueses, Veton Dula, ka thënë se në momentin kur dokumenti të jetë i gatshëm do të publikohet në uebfaqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare.
“Vendimi është në fazën përgatitore për publikim. Sapo të jetë gati për publikim, vendimi do t’u dërgohet të gjitha palëve të përfshira në rast, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe i njëjti do të dërgohet për publikim në Gazetën Zyrtare”, ka thënë Dula.
Gjykata Kushtetuese të hënën ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme dhe ato të organizohen në afat prej 40 ditësh pas shpalljes së tyre.
-
Kushtetuesja pritet ta shpallë aktgjykimin të mërkurën, zgjedhjet më 7 ose 14 shkurt
-
Kushtetuesja në “siklet“, vonon publikimin e aktgjykimit
-
Vonesat në publikimin e aktgjykimit - dyshime se mund të riformulohet pika për dënimin alternativ
-
Nisin reagimet nga deputetët pas vendimit të Kushtetueses
-
Pritet që Kushtetuesja ta shpallë të pavlefshme votën e deputetit Arifi, vendi në prag të zgjedhjeve