Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor pritet të shpallet e pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese. Kështu i ka thënë Kohës një burim i sigurt, duke paralajmëruar se vendimi tashmë është marrë, vetëm mbetet për tu publikuar.
“Gjykata e ka shpallë nul votën e Arifit, dhe ka konstatuar që Qeveria është zgjedhë me 60 vota”, ka thënë burimi i Kohës.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese “konsideron që me këtë është konsumu edhe hera e dytë e procesit të zgjedhjes dhe, meqë Qeveria nuk i ka siguruar së paku 61 vota, vendi duhet të shkojë në zgjidhje sipas kërkesës së nenit 95.4 të Kushtetutës”.
Se vendimi për Rastin Arifi është marrë, Kohës i kanë thënë edhe dy burime tjera, një i afërt me Qeverinë, dhe një tjetër nga Kuvendi i Kosovës.
Deputeti Etem Arifi është dënuar vitin e shkuar për mashtrim me subvencione. Ai është dënuar me 1 vjet e 3 muaj burgim efektiv, mirëpo ishte i pranishëm në votimin e Qeverisë Hoti, në qershor, për çka VV-ja e çoi rastin në Kushtetuese.
Arifi ndërkohë është dorëzuar dhe po e vuan dënimin.
-
Gjashtë muaj pas ankesës, Kushtetuesja nis trajtimin e votës që mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti
-
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë Hoti, vendi shkon në zgjedhje
-
Kushtetuesja pritet ta shpallë aktgjykimin të mërkurën, zgjedhjet më 7 ose 14 shkurt
-
Vonesat në publikimin e aktgjykimit - dyshime se mund të riformulohet pika për dënimin alternativ
-
Krasniqi numëron “defektet” e vendimit të Kushtetueses për Arifin