Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kush zëvendëson PDK-istët e shkarkuar nga Kusari-Lila

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila pas shkarkimit të nënkryetarit dhe drejtorëve që vinë nga PDK-ja që nga nesër do të emërojë zëvendësuesit e tyre.

Kështu në vend të nënkryetarit Ramadan Hoti do të emërohet Armend Vokshi. Vokshi do të mbajë pozitën e drejtorit në Drejtorinë për Punë të Përgjithshme Administrative, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë drejtoreshë e Shërbimeve Publike është caktuar Kaltrina Biblekaj duke zëvendësuar Shkumbin Kastratin ndërsa drejtoria për Punë Inspektuese i është besuar Hana Zekës e që deri të martën është udhëhequr nga Gani Veseli i PDK-së.

Kusari-Lila në një radio lokale ka thënë se për Drejtorinë e Arsimit ende ka dyshime pasi që Diana Qarkaxhia mund ta vazhdojë detyrën por e pavarur e jo si anëtare e PDK-së.

Kryetarja e Gjakovës sot ka bërë të ditur se nënkryetarin dhe drejtorët që vinë nga PDK-ja i ka shkarkuar pasi që sipas saj nuk ka qenë e kënaqur me performancën e tyre.

Ndryshe Kusari-Lila bashkë me koalicionin brenda të cilit ka garuar në zgjedhjet e fundit kanë pësuar debakël duek u radhitur në vendin e tretë pas PAN-it dhe Vetëvendosjes.