Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kush ishin 15 bashkëpunëtorët e Sigurimit që ndiqnin Vilson Blloshmin

Operativët e Sigurimit të Shtetit Lavdim Kurti, Nevit Kasa, Vesel Gjorga, Asim Bobrati dhe Xhevat Karriqi, kishin punuar me këto bashkëpunëtorë: “Xhami”, “Burreli”, “Nogoli”, ”Guri”, “Studenti”, “Studenti”, “Shebeniku”, “Bleta”, “Pazari i Muzinës”, “Dardha”, “Marteli”, “Shkëmbi”, “Shkumbini”, “Shkumbini”, “Studenti”…

Nga vitit 1963 deri në vitin 1976 kur edhe u arrestua Vilson Blloshmi rezulton të ketë qenë gjatë gjithë kohës nën survejimin e Sigurimit të Shtetit përmes operativëve dhe bashkëpunëtorëve, të cilët i kishte të njohur, shokë shkolle, kushërinj, etj.

Në librin e tij “Rrëfime nga ferri komunist”, Bedri Blloshmi, vëllai i Vilson Blloshmit, i arrestuar në të njëjtën kohë me të vëllanë, dhe më pas i burgosur në Spaç e Qafë Bari, ka publikuar një varg dokumentesh nga dosja operative e të vëllait të pushkatuar. Në dosjen e Vilson Blloshmit, Bedri Blloshmi ka hasur 15 emra bashkëpunëtorësh dhe operativë të cilët e kanë ndjekur dhe survejuar të vëllanë për 13 vjet radhazi. Më poshtë marrë nga ky libër sjellim “Listën emërore të operativëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që ndiqnin Vilson Blloshmin në vitet 1963 -1976.

Nr.95-“Xhami”- Demir Merko Blloshmi – op. (operativ) Lavdim Kurti

Nr.94. B.p. “Burreli”- Dilaver Merko Blloshmi – op. Lavdim Kurti

Edhe Prokuroria kërkon 15 vjet burgim për Gjokoviqin e akuzuar për krime lufte LAJMET E MBRËMJES 4 d. më parë Prokuroria kërkon 15 vjet burgim për Gjokoviqin e akuzuar për krime lufte

Nr._ – Bp. “Nogoli”- Engjëllush Çela – op Lavdim Kurti

Nr.154 – b.p.”Guri” – Shahin Rakip Yryku- op. Nevit Kasa

Nr. 187 – b.p. “Studenti” – Emin Nexhip Lenaku – op. Vesel Gjorga

Nr.160 – b.p Studenti” – Harif Beqir Qyra – op. Vesel Gjorga

Nr.99 – b.p.”Shebeniku”- Mehmet Ismail Gjymenga- op.Vesel Gjorga

Nr._ -b.p. “Bleta”- ky nuk ka emër –op.Asim Bobrati

Edhe MPJD-ja për arrestimin e Selmanit në Serbi: Kemi kërkuar nga ndërkombëtarët të bëjnë presion për lirimin e tij Arbëri 2 j. më parë MPJD-ja për arrestimin e Selmanit në Serbi: Kemi kërkuar nga ndërkombëtarët të bëjnë presion për lirimin e tij

Nr.18 – b.p. “Pazari i Muzinës” – Hasan Sali Alliu- op. Xhevat Karriqi

Nr._ – b.p. “Dardha” – Osman Rremo Zogolli – op.Vesel Gjorga

Nr. 59 – b.p. “Marteli” –Ferit Haxhi Çota – op. Xhevat karriqi

Nr. 156 – b.p. “Shkëmbi” – Bardho (Sherif) Seit Qyra – op. Xhevat Karriqi

Nr. 159 – b.p. “Shkumbini”- Sami Shaban Dashi -op. Xhevat Karriqi

Edhe Buxhovi për Vidovdanin: Pak pelegrinë e më shumë militantë të porositur Arbëri 3 j. më parë Buxhovi për Vidovdanin: Pak pelegrinë e më shumë militantë të porositur

Nr. 68 – B.p. “Shkumbini” – Sali Nezir Vlashi –op. Xhevat Karriqi

Nr. _ – B.p. “Studenti” – Sami Hyka –op. Vesel Gjorga