Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kush është Mirela, gruaja që “rrahu” gazetarin në periferi të Tiranës

Ditën e djeshme u publikuan pamjet e dhunës së ushtruar ndaj gazetarit të emisionit investigativ “Stop”, Genci Angjellari, nga një grua e moshës 44-vjeçare.

Dhunuesja,e cila është kallëzuar në polici nga Genci është Mirela Topulli, administratorja e një kompanie për të cilën gazetari kishte shkuar të investigonte në periferi të Tiranës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, kush është Mirela Topulli?

Mirela Topulli është 44-vjeçarja e cila është aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”. Kjo firmë merret me dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.

Sipas investigimit të “Stop” kompania e drejtuar nga “Euroteam” rezulton se konsumon rregullisht krim mjedisor.

Një investigimin tregohet sesi mbahen mbetjet e rrezikshme në kushtet e një magazine të pushtuar nga flakët.

Më pas një kamion ngarkohet me to dhe ngarkesa përfundon në brigjet e lumit Erzen në Picallë të Tiranës.

Mirela Topulli drejton këtë kompani e cila këto mbetje të rrezikshme i hidhte në mjedis të hapur të cilat janë ndër shkaqet kryesore të dyfishimit të sëmundjeve vdekjeprurëse në Shqipëri.