Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kush dhe nga cila organizatë janë të arrestuarit e sotëm të dyshimtë për terrorizëm

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin për arrestimin e katër personave sit ë dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste.

Të arrestuarit, njofton transmetuesi publik, janë pjesëtarë të organizatës “Syri i Popullit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata janë arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Rënda në mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot me datën 25 maj 2017, ka realizuar një operacion të gjerë policor të mbështetur edhe në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme, që përfshijnë regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.

Të arrestuarit janë Ragip Sallova, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha.

Ky është teksti i komunikatës së Policisë së Kosovës lidhur me këtë arrestim:

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Rënda në mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot me datën 25 maj 2017, ka realizuar një operacion të gjerë policor të mbështetur edhe në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme, që përfshijnë regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.

Operacioni policor është realizuar mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së disa personave të dyshuar në veprat penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Veprimet policore kanë rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar në vijim:

R. S. viti i lindjes 1961, m/sh/k

H.H. viti i lindjes 1966, m/sh/k

B. K. viti i lindjes 1958, m/sh/k

S. B. viti i lindjes 1971, m/sh/k

Pas intervistimit të personave të dyshuar, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim 48 orë ndaj të dyshuarit (R.S.) dhe (S.B.), ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.