Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kusari-Lila thotë se “fitili” i tensionit Kosovë – SHBA është në Prishtinë

Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së situata nëpër të cilën po kalon vendi kur bëhet fjalë për raportet me SHBA-në nuk është më e mira.

Por ajo ka treguar se në dy vitet e fundit të pakta kanë qenë situatat e lehta për Kosovën.

Ajo është e bindur se një pjesë të madhe të fajit për këtë situatë e ka edhe Prishtina.

“Është prej atyre situatave ku tensioni po ngrihet më shumë nga brenda se nga jashtë”, ka thënë Kusari-Lila. “Të gjitha reagimet që vijnë prej SHBA-së duhet marrë me seriozitet të madh”.

E për presionin e SHBA-së ndaj Kosovës për heqje të taksës, kryesisht nëpërmjet shënimeve në rrjetet sociale, ajo çuditet se si nuk ka ende reagim të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. Sipas saj, ambasada është për këto punë, që të forcojë mesazhet e shtetit që përfaqëson.

Edhe Kusari-Lila: Kurti ballafaqohet me problemet që i shkaktuan ata me të cilët u takua Mustafa sot Arbëri Kusari-Lila: Kurti ballafaqohet me problemet që i shkaktuan ata me të cilët u takua Mustafa sot

Kryetarja e Alternatives tregon se në Kosovë, brenda spektrit politik ka reagime pasiononte. Thotë se ka ende hapësirë për dialog të brendshëm.

“Nuk e kemi konsumuar për brenda dialogun, vërejmë reagime të menjëreshme, pasiononte. Nuk është analizuar nëse nesër hiqet taksa, si do të vazhdojë dialogu, cili do të jetë roli i presidentit dhe i Qeverise”, ka thënë ajo.

Ajo është skeptike se presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, do të firmoste një marrëveshje finale me Kosovën në kohën kur pritet të mbahen zgjedhjet në këtë vend.

Kusari-Lila ka kritikuar edhe presidentin Thaçi, si nxitësin kryesor të kësaj situate me SHBA-në.

Për vizitën në Uashinton, ku është takuar më zyrtarët amerikanë si dhe presidentin e Serbisë, Vuçiq, tha se Thaçi nuk ka zbuluar asgjë.

“Në konferencën e mbajtur në Prishtinë pas kthimit nga SHBA-ja, Thaçi nuk ka thënë asgjë përmbajtësore. Kemi parë vetëm qëndrimin e Grenellit”, ka thënë ajo.

Për taksën ndaj Serbisë ka thënë se duhet hequr ashtu siç ka propozuar kryeministri Albin Kurti, hap pas hapi.

Taksa sipas saj ka tejkaluar efektin dhe se vendosja e saj ishte derivat i një politike çakorduese.

E për opozitarët që tash thirren për mbajtje të raporteve të mira me SHBA-në, Kusari-Lila kujtoi edhe rastet kur të njëjtit kur ishin në pushtet nuk vepruan në shmë raste siç këshillonte SHBA-ja.

“Gjithë janë bërë bashkë dhe thërrasin në sentimentin e Amerikës. Populli e di të vërtetën”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se sot është më së lehti që Qeveria Kurti të karakterizohet si anti-amerikane dhe sipas saj këtë po e bëjnë ata që nuk po e pëlqejnë rendin e ligjin në vend.

“Ata kanë sikletin e tyre. Kjo situatë po nxitet nga brenda. Të njëjtit nuk kanë reaguar në thirrjet e ambasadës së SHBA-së dhe Britanisë kur kanë reaguar për korrupsionin e punësimet e paligjshme. Thoshin janë procese”.

Edhe Kusari-Lila: Qëndrimet e ndryshme brenda partive e vështirësojnë konstituimin e institucioneve Arbëri Kusari-Lila: Qëndrimet e ndryshme brenda partive e vështirësojnë konstituimin e institucioneve

Po ashtu ka kritikuar edhe partnerin e koalicionit, LDK-në për qëndrime shpeshherë të ngutshme kur bëhet fjalë për taksën dhe raportet me SHBA-në.


Kusari-Lila: Taksa duhet hequr, Kurti ta rishikojë situatën aktuale

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se taksa aktualisht nuk është duke i shërbyer asnjë interesi në vend.

Në Interaktiv të KTV-së, ajo thotë se kryeministri Kurti duhet ta rishikojë situatën sepse thotë se rrethanat kanë ndryshuar.

“Taksa do duhej hequr më herët. Taksa është vendosur për fushatën agresive të Serbisë për çnjohje. Serbia po e vazhdon avazin e njëjtë me Kosovën. Ndoshta sikur të hiqej më herët taksa, Kosova do ta kishte adutin të dëshmonte se kush është destruktivi në këtë proces”, tha Kusari-Lila.

Ajo thotë se aktualisht taksa nuk është duke i shërbyer asnjë interesi të Kosovës dhe se e njëjta është dashur të jetë e hequr deri më tash.

“Kemi rritje të importit, rritje të çmimeve. Kemi rritje enorme të importit nga vendet tjera, dhe dyshime serioze se produktet serbe po ripaketohen. Ne po i japim argument Serbisë, që në secilin takim ndërkombëtar e përmend këtë fakt. Kur s’ka asnjë efekt, për çka po e mban?”, tha liderja e Alternativës.

Deputetja e Grupit Parlamentar të VV-së tha se kryeministri duhet ta rishikojë situatën aktuale.

“Nuk ia vlen të kemi qarje serioze në këtë qeveri. Duhet të rishikohet qëndrimi për taksën sepse kanë ndryshuar rrethanat. Nuk bën ta humbim këtë shans për të qeverisur si duhet, për të treguar se ky vend mund të kthehet mbarë, dhe s’ka nevojë që dikush të të bombardojë nga jashtë. Nuk është qeveri e përsosur, dhe do të jetë shumë vështirë të qeveriset. Nuk pres që brenda 2-3 viteve do të bëhen gjërat si me shkop magjik. Por, është mëkat që kësaj qeverie t’i ndalet hovi shkaku i taksës. Qeveria Kurti duhet të dalë me propozimin për menaxhimin e dialogut”, u shpreh ajo.

Për paralajmërimin për largim të trupave amerikane, Kusari-Lila tha se s’mund ta imagjinojmë një zhvillim përpara pa prezencën amerikane në Kosovë.

“Prezenca amerikane në Ballkan është afatgjate. Edhe prezenca ushtarake amerikane, por edhe të vendeve tjera mike, i kanë bërë një shërbim të mirë Kosovës. Kosova s’mund të krahasohet as me Afganistanin, as me Irakun e as me Sirinë. Nëse politika e presidentit që synon rizgjedhjen, Donald Trump, që të gjitha trupat t’i dërgojë në Amerikë, politika e Kosovës s’mund ta ndryshojë këtë vendim. Por, në anën tjetër, nuk besoj që në mospajtime të kësaj natyre, të vijë deri aty që të largohen trupat apo të mbyllet Bondsteeli”, tha ajo.

Deputetja Kusari-Lila thotë se opozita, në vend që të merret me Thaçin, po e synojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Edhe Kusari-Lila: Komunat veriore duhet të përfshihen në hartimin e draftit të Asociacionit Arbëri Kusari-Lila: Komunat veriore duhet të përfshihen në hartimin e draftit të Asociacionit

“Fakti që e kemi të parin e vendit që është ulur në tavolinë dhe është diskutu për shkëmbim të territorit, dhe i kemi partitë politikë që synojnë rrëzimin e kësaj qeverie. Procesi i negociatave duhet të ridizajnohet”, theksoi ajo.

Kusari-Lila kujtoi kohën kur presidentja Atifete Jahjaga i kishte kërkuar informata rreth procesit të dialogut kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçit, ndërsa ky ia kishte kthyer letrën se “kjo është kompetencë e tij dhe e Qeverisë”.