Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga subjekti “Alternativa”, Mimoza Kusari – Lila, nuk është kursyer ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ajo ka kërkuar që Thaçi ta lirojë postin e presidentit.
“Lirimi i pozitës së presidentit nga Hashim Thaçi është e domosdoshme që Kosova të ecë përpara. Mbajtja e pozitës së presidentit nga Thaçi po i sjellë vetëm dëme Kosovës. Që të shpëtohet ai vetë dhe që të shpëtohet Kosova ai duhet ta lirojë postin”, ka thënë ajo në televizionin publik.
Qeverinë e aktuale, Kusari Lila e ka quajtur skandaloze e Ramush Haradinajn kryeministrin më të dobët që e ka pasur Kosova.
“Haradinaj ka pasur retorikë të fortë, por unë nuk e mbajë në mend që Kosova ka pasur ndonjëherë kryeministër më të dobët. Në një periudhë të shkurtër kohore ka arritur të krijojë aq shumë skandale sa që nuk po arrij as t’i përcjell. Duhet të kemi qeveri që ka mandat të mirëfilltë”, ka thënë ajo.
-
Kusari-Lila: Kosova kurrë s’ka qenë më keq se tash në 20 vitet e fundit - ka deputetë të pozitës që votojnë mocionin
-
Kusari – Lila i do zgjedhjet në shtator, bashkë me Qeverinë thotë të shkojë edhe Thaçi
-
Kusari-Lila: Uroj që sot të ketë marrëveshje për presidentin
-
Kusari-Lila paralajmëron diskutime me partitë për presidentin
-
Kusari-Lila: Hoti s’e ka tejkaluar humbjen e zgjedhjeve, nuk më përshëndeti në Prekaz