Anëtarja e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se është duke pritur raportin përfundimtar për tragjedinë në minierën e Artanës.
Në tragjedinë në minierën e Artanës më 2 qershor, vdiqën dy minatorë.
“Komisioni është duke pritur raportin final për rastin e fatkeqësisë në vendin e punës në minierën e Artanës, gjithashtu kemi kërkuar më tepër informacione mbi sigurinë në punë. Është tepër e rëndësishme që të shihet niveli i gjendjes të minierave tjera aktive dhe potenciali i rrezikut me të cilën ballafaqohen minatorët që janë në vendin e punës dhe të kërkohet më tepër vëmendje nga Inspektorati i Punës dhe standardet e punës të jenë të vlerësuara. Nuk mund të paragjykojmë në atë se çka e ka shkaktuar tragjedinë në Artanë, pritet raporti”, tha Kusari-Lila, njofton KsP.
Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në mbledhjen e mbajtur sot ka shqyrtuar raportin vjetor të Komisionit të Pavarur të Minierave dhe Mineraleve (KPMM) për vitin 2019, si dhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2019.
“Prej çështjeve me rëndësi është funksionalizimi i zonave strategjike, zona këto që nuk kanë arritur të funksionalizohen, gjithashtu vlerësohet se ka mungesë të dakordimit të institucioneve relevante për përshpejtim të investimeve në përgjithësi në Kosovë. Është përmendur rasti për mos bashkëpunim i Agjencia për Sekuestrim dhe Konfiskim të mallrave, pasi që Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale kur has në ata që e shkelin ligjin inspektorati ka tërheqjen e pajisjeve ka rezistencë nga Agjencia dhe në këtë rast nuk është në rregull dhe është dashur të kërkohet edhe interpretimin e kryeinspektorit të shtetit. Ka vonesa në trajtimin e lëndëve, ndërkaq është çështja e rikuperimit të hapësirave të cilat pas eksploatimit duhet të kthehen në gjendjen e tyre”, tha ajo.
-
Rizvanolli s’shkon në raportim për grevën në “Trepçë”, përplasen pushteti e opozita
-
Tragjedia në minierën e Artanës: Varrosen dy minatorët, komision hetimor për aksidentin
-
Ymeri: 20 minatorë po punonin kur ndodhi tragjedia në minierën e Artanës
-
Krasniqi: Nëse s’ka kushte në Minierën e Artanës mund të ndalohet puna përkohësisht
-
Rizvanolli kërkon hetime urgjente për vdekjen e punëtorit në KEK