Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në Kongresin e XII botëror -Metropolis, i cili po mbahet në Montreal të Kanadasë me temën “Sfidat globale, qytetet kryesore në aksion”.
Kryetarja Kusari-Lila ka falënderuar organizatorët e kongresit Metropolis për ftesën e bërë si dhe mbështetjen e organizatës NDI Women për pjesëmarrjen. Ajo ndër të tjera është shprehur se do të marrë pjesë edhe në panelin e të enjtes, si kryetare e Gjakovës dhe përfaqësuese e Kosovës.
Gjatë kësaj vizite në Kanada, kryetarja Mimoza Kusari-Lila do të qëndrojë edhe në Toronto. Ajo po ashtu do të takohet me rrjetin e biznesit dhe komunitetin e diasporës në Hamilton, ku janë përqendruar afro 5 mijë kosovarë.
-
Kusari-Lila, kandidate e VV-së për kryetare të Gjakovës
-
Kusari Lila: Në mandatin e dytë Gjakova me më shumë tregje moderne
-
Kusari Lila takon disa kryefamiljarë të Komunës së Gjakovës
-
Kusari – Lila, takim sensibilizues me gra të Gjakovës
-
Kusari-Lila premton përfshirjen e personave me sindromin Down në institucione