Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kusari-Lila: Nuk mund t’ia bëjmë numrat opozitës

mimoza kusari, lvv, albin kurti, qeveria kurti, aak, pdk, ldk, opozita

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se të martën, opozita në Kuvend tentoi ta formojë një komision hetimor në kundërshtim me rregullat dhe ligjet.

Ajo deklaroi para mediave se Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u kurthuan në një vendimmarrje që nuk lejohet të bëhet sipas ligjin për formimin e komisioneve parlamentare.

Kusari-Lila shtoi se deputetët e pushtetit nuk mund t’ia bëjnë numrat opozitës.

“VV-ja nuk ka asgjë kundër në raport me kërkesat për një hetim parlamentar për masat e marra në sektorin e energjisë. Ne s’mund t’ia bëjmë numrat opozitës e as të pranojmë etiketime dhe fyerje e paragjykime sesi duke është sjellë”, tha ajo.

Iniciativa e PDK-së për krijimin e komisionit hetimor rreth masave të marra nga Qeveria për krizën energjetike, sipas Kusari-Lilës, nisi me paragjykim.

Edhe Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë, pushteti thotë se s’ka nismë serioze Arbëri Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë, pushteti thotë se s’ka nismë serioze

“Ende pa u vendosur në votim, përfaqësues të PDK-së filluan të paragjykonin rezultatin e hetimit parlamentar. Është procedurë që e kemi shfrytëzuar, por s’lejojmë që dikush përmes akteve të tyre të bëjnë një pasqyrim të Qeverisë”, shtoi ajo.

Ajo theksoi se në mungesë të partive opozitare, të martën në Kuvend mbetën pa u votuar 4 marrëveshje ndërkombëtare, që kapin vlerën e 100 milionë eurove.