Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se është i domosdoshëm ndërtimi i konsensusit, sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kusari-Lila duke u deklaruar pas takimit që patën me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, tha se nëse ky konsensus në mes të partive nuk arrihet, atëherë duhet që vendi të shkojë në zgjedhje.
“Alternativa e konsideron se është e domosdoshme ndërtimi i konsensusit. Procesi i dialogut ka filluar që në vitin 2011 dhe prej asaj kohe ne kemi 3 qeveri të ndërruar. Konsiderojmë që nëse nuk arrihet një konsensus në mes partive dhe nëse nuk zgjidhet asgjë duhet të shkojmë në zgjedhje. Kosova është e bllokuar. Alternativa e konsideron të domosdoshme konsensusin në mes partive në të kundërtën duhet të shkohet në zgjedhje, nuk mund të vazhdohet tutje kështu”, u shpreh deputetja Kusari-Lila, përcjell, kp.
Sipas saj, kjo situatë ka ardhur me tërheqjen e kryeministrit nga dialogu me Serbinë, ku pastaj dialogu mbeti në dorë të presidentit.
Në takimin e thirrur nga Veseli, LDK dhe Vetëvendosje nuk morën pjesë. Kurse, përveç Alternativës, të pranishëm kishte edhe nga PSD-së.
-
Kusari-Lila për propozimin e LDK-së: Nuk është në të mirën e qytetarëve
-
Kusari-Lila: Shanset për rrëzimin e Qeverisë kanë humbur, VV-ja sërish merr 50% të votave
-
Kusari-Lila: Agjendën e dialogut e ka vendosur procesi zgjedhor
-
Kusari-Lila paralajmëron diskutime me partitë për presidentin
-
Kusari-Lila: Jam optimiste se ka ende hapësirë për marrëveshje me LDK-në