Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, teksa foli për grevën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të hënën, tha se Ligji nuk parasheh kompensim të grevistëve për ditët që nuk punojnë.
“Me Ligjin mbi grevën parashihet që punëtorët qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat, ata të cilët janë pjesë e grevës së deklaruar, sipas rregullave të parapara me ligj, nuk kompensohen për ditët të cilat nuk janë në vendin e punës”, ka thënë ajo.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të shtunën, kur njoftoi për pezullim të grevës, tha se punëtorët do të marrin pagat.
Pjesë e grevës ishin edhe mësimdhënësit dhe punonjësit e administratës publike, e një prej kërkesave të tyre ishte ndarja e 100 eurove shtesë në muaj deri në miratimin e Ligjit të pagave.
Qeveria ka ofruar nga 50 euro për tre muaj.
Edhe
Kusari-Lila thotë se brenda VV-së është diskutuar më herët heqja dorë nga kompensimet
BSPK-ja në njoftimin e së shtunës, tha se greva po pezullohet deri në janar të vitit 2023 dhe se nuk po ndërpritet.
Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se të premten do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit.
Në pikën e parë të kësaj seance, do të jetë interpelanca për ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Është vendosur për interpelancën për ministrin e Financave, Hekuran Murati, lidhur me vendimin e tij arbitrar për ndalimin e pagave, për presionin që e ka bërë në pushtetin lokal gjatë grevës dhe po ashtu për ndërhyrjen në autonominë e komunave në atë kohë”, ka thënë Tahiri në konferencën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Edhe
Të enjten seancë plenare, Kusari-Lila: S’ka kohë për komisione të reja hetimore
Sipas tij, roli i qeverisë është që ta ndihmojë Kosovën në situata të vështira.