Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është për keqardhje qasja që sot të ndërrohet e vërteta, ajo që ndodhi në vitin 2015.
Sipas saj historia nuk është aq e largët për të ju kthyer te deklarimet e krerëve të PDK-së.
Ajo ka shprehur keqardhje për pamjet e sotme në Kuvend.
“Qasja që sot synohet të ndërrohet e vërteta, ajo çfarë ka ndodhur në vitin 2015, kush e promovoi, e votoi dhe instaloi Gjykatën Speciale, dhe qysh sot perceptohet dhe si deklarohen po të njëjtit, është për keqardhje”.
Ajo tha se ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale, po krijojnë kauzë të rreme ndaj deputetëve dhe zyrtarëve të Qeverisë.
Edhe
Kusari-Lila: Sot të marrin pjesë në votim dhe të tejkalohet ky ngërç
“Historia nuk aq është e largët për t’iu kthy deklarimeve të krerëve dhe përfaqësuesve të PDK-së tek ata që ishin në kundërshti me Gjykatën Speciale dhe sot të krijohet një kauzë e rreme nga po e njëjta parti, ndaj zyrtarëve të Qeverisë e ndaj deputetëve është totalisht e papranueshme dhe duhet në çdo situatë të ardhme, të ndërmerren masa, qofshin përmes masave disiplinore por gjithashtu edhe këto reflektime të jenë pjesë e Rregullores së re të Kuvendit. Kuvendi ka qenë arenë e dramave edhe të mëhershme, ka pasur raste kur deputetë të pozitës që kanë qenë në koalicion LDK-PDK, kanë ofenduar, fyer apo edhe akuzuar krerë të PDK-së për vrasje, por e kanë vazhduar bashkëqeverisjen”.
Kusari ka thënë se Memli Krasniqi, deputet i PDK-së ka folur fjalë të rënda dhe ka sharë ministren Donika Gërvalla.
“Me keqardhje po them nuk mund të them se nuk mund t’i them fjalët që Memli Krasniqi i ka thënë, nuk ma lejon as kultura, Memli Krasniqi ka tregu që nuk e ka as nivelin minimela të sjelljeve, britmat e tij, sharjet e fyerjet janë diçka e padëgjuar për mua”.
Sipas Kusarit, deputetët e PDK-së, madje edhe e kanë kërcënuar Gërvallën.
Ajo tha se për këtë arsye ministri Faton Peci është ngritur në këmbë për t’i dalë në mbrojtje asaj.
Edhe
Kusari-Lila thotë se zgjedhjet e reja po shihen si zgjidhje
“Deputetët e PDK-së i intensifikuan fyerjet ndaj ministres e besa edhe kërcënimet e z.Peci është ngritë në këmbë për t’i ndalë se nuk mund të silllen ashtu me një grua. Z.Peci është ngritë në këmbë për t’i dalë në mbrojtje pastaj sharjet kanë eskalu”.
“Fatmirsisht nuk ndodhi përleshja, ka fillu kur është kriju turma dhe gjuha më e rnëdë. Nuk e kam dëgju saktë cka ka thanë po ka pasur fyerje. Unë i kam thënë deputetit Beqa të ndalet. Seanca ka filluar me tension, tensioni dhe gjuha parlamentare e filloi shkarjen në deklarime jashtë rendit të ditës, në ofendime dhe fyerje që filluan t’i bëhen ministres së Jashtme zonjës Donika Gërvalla, e deri tek fjalët fyese nga deputetët e Partisë Demokratike. Rikthehemi në seancë në ora 14:00. Ofendimet dhe cinizmat që i bëhen udhëheqësve nuk janë për herë të parë. Nuk mundemi një qasje e tillë mizogjene të triumfojë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila.