Emëruesi i përbashkët i gjithë situatës së krijuar nga Ekipi Negociator për fazën e fundit të dialogut me Serbinë është lufta për merita dhe ajo politike.
Kjo sipas Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, duket qartë nga përbërja e këtij Ekipi dhe përfaqësimit në takimit e sotëm të mbajtur në Bruksel.
“Përbërja e këtij ekipi me të gjithë burrat sot që shkuan në Bruksel tregon për esencën e mosbesimit që e kanë te partnerët dhe tregon për vazhdimësinë e këtij procesi”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo thotë se në përbërjen e këtij Ekipi nuk ka nevojë të jenë figurat e larta shtetërore, të cilët veçse kanë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre me atë që janë të ngarkuar.
“Një numër aq i madh i këtyre njerëzve, të cilët janë përmendur edhe më parë, përjashto këtu Shpend Ahmetin, sepse të gjithë të tjerët janë emra të përmendur më herët në Kuvend tregon për përfaqësimin e vendit”, ka thënë ajo.
-
Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re, sot në “60 Minuta” me Mimoza Kusari-Lilën
-
Kusari-Lila për propozimin e LDK-së: Nuk është në të mirën e qytetarëve
-
Kusari-Lila: Komunat veriore duhet të përfshihen në hartimin e draftit të Asociacionit
-
Kusari-Lila optimiste për anëtarësim në KiE gjatë 2024-s: BE-ja ta ndryshojë qasjen në dialog
-
Kusari-Lila për dinarin: Mund të ketë marrëveshje nëse ndërkombëtarët e bindin Serbinë të mos jetë destruktive