Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se Inspektorati i Tregut ka pasur dy kompani që kanë shkelur vendimin e Ministrisë për marzhën e fitimit.
“Ka pasur dy kompani që kanë shkelur vendimin tonë dhe Inspektorati më ka informuar për dy kompanitë, të cilat kanë masën e parë gjobën, masën e dytë tërheqjen e licencës. Nuk ka ardhur te masa e dytë. Do të thotë janë ndaluar tek dënimi, gjegjësisht reagimi i parë i Inspektoratit të Tregut”, ka deklaruar ajo.
Kusari-Lila shtoi se pritet një stabilizim i çmimeve në muajt në vijim, sidomos gjatë verës.
“Gjegjësisht masa e vendosur ka të bëjë me mbajtjen nën kontroll, por kontrolli brenda kësaj hapësire e cila po tregohet se po lëviz çmimi, por jo mbi të paimagjinueshmen ose në masë ku mund të ketë ndikim tepër serioz për të keq. Mund të shkojë edhe në një periudhë kohe deri në një stabilitet. Këtu ne nuk jemi akterë, ne jemi konsumues të rrethanave që po ndodhin atje. Por po shpresojmë që sa më parë të ketë një stabilitet. Parashihet në muajt në vijim, në veçanti në periudhën e verës, që do të ketë një stabilitet të çmimit”, tha ajo, raporton KP.
Për rezervat e naftës, Kusari-Lila ka thënë se situata është stabile dhe e menaxhueshme.
“Si informacion është informacion i cili mbetet për institucionet, por situata është stabile me rezervat mund të them. Në raport me rezervat e importuesve, gjegjësisht kompanive që merren me tregtimin e derivateve, jemi duke i përcjellë edhe rezervat. Nuk ka lëvizje, nuk ka rënie në rezervat e tyre. Do të thotë ende është situatë e menaxhueshme dhe larg situatës së panikut. Ka pasur vende, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë lëshuar një pjesë të rezervës shtetërore. Ne nuk kemi ardhur në atë pikë. Industria dhe ekonomia jonë nuk janë në atë nivel që është rrezikuar në masë të madhe. Megjithatë, më duhet të them se është e pashmangshme ndikimi i mëtejshëm i asaj se çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme me reflektimin në çmimin e derivateve”, u shpreh Kusari-Lila në një deklarim për media pas mbajtjes së një punëtorie të organizuar nga Ministria dhe CEFTA.
Ajo shtoi se çdo lëvizje në tregun e jashtëm reflektohet drejtpërdrejt në tregun e brendshëm, duke theksuar se Kosova është më e ndjeshme për shkak të mungesës së rafinerive, ndryshe nga disa vende të rajonit.
Si pasojë e luftës mes SHBA-së e Izraelit me Iranin, për më shumë se dy javë edhe çmimet e karburanteve janë rritur.
Deri në 1.60 euro për litër ka arritur çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë të hënën.
Sipas kryetarit të Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, çmimet e naftës varësisht nga kompanitë sillen nga 1.53 deri 1.60 euro për litër, ndërsa i benzinës nga 1.34 deri 1.38 euro për litër. Sipas tij çmimi i naftës me shumicë të hënën ka qenë 1.54 euro për litër.
Më 5 mars ka hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë (MINT) për caktimin e marzhës tregtare.
Vendimi përcakton marzhë të fitimit prej 2 cent për shitjet me shumicë dhe 12 centë për shitjet me pakicë.
Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të Iranit ndaj vendeve tjera në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli.