Projekti për tregun e përbashkët rajonal, i hedhur para më shumë se një viti nga aktualisht presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe nga kryeministri i Shqipërisë, por i vënë në dyshim nga Qeveria e Kosovës, ka gjetur mbështetje nga kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konfirmuar këtë të mërkurën pas takimit që ka zhvilluar në Vjenë me kancelarin austriak, shkruan sot Koha Ditore.
“Me kryeministrin Kurz kemi folur edhe për çfarë janë pritshmëritë tona nga Presidenca austriake e Bashkimit Evropian në 6 muajt e ardhshëm dhe dëshirojmë që të bashkëpunojmë për të shtyrë më tutje projektin tonë, të lansuar nga unë dhe presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për tregun e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, gjë për të cilën jam falënderues që kryeministri Kurz ka shprehur interesin dhe mbështetjen e tij”, deklaroi Rama pas takimit me kancelarin austriak në një konferencë të përbashkët për media.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore )
-
Kurz: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, po s’mund të jap përgjigje të qartë
-
Austria mbështet negociatat për anëtarësim të Shqipërisë, Rama udhëton drejt Vjenës
-
Vuçiq: Edi Rama mbështet pretendimin tim për tregun e përbashkët ballkanik
-
Rama e Vuçiqi me ide të përbashkët, anëtarësi të klasit të dytë në BE
-
Rama: Me Kurtin e Vuçiqin komunikimi ishte pozitiv