Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurtz del kundër vendimit të Kosovës për masën 100 për qind për produktet serbe e boshnjake

Kancelari austriak, Sebastian Kurtz, vendi i të cilit ka kryesimin e radhës së Bashkimit Evropian, ka dalë kundër vendimit të Kosovës për masën prej 100 për qind për produktet që Kosova importon nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina.

“Më vjen keq që Kosova ka vendosur tarifa për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, ka shkruar Kurtz në profilin e tij në Twitter.

“Austria mbështet bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshjet rajonale të tregtisë së lirë CEFTA, nga e cila përfiton i gjithë rajoni. Ne duhet të prishim barrierat në vend se të shpikim të reja”, ka shkruar më tej ai.

Kundër vendimit të Kosovës është shprehur edhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini.