Kryeministri, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, të hënën kanë zhvilluar një vizitë në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust).
“Gjatë diskutimit, kryeministri Kurti konfirmoi mbështetjen për institucionin, sidomos në avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave. Ai shtoi se fuqizimi i institucionit është i rëndësishëm, marrë parasysh peshën e madhe që fondi ka krahas ekonomisë, por edhe si instrumenti kryesor për sigurimin e një pensioni të dinjitetshëm në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për këtë vizitë.
Prezent në takim nga ana e Trustit thuhet se kanë qenë kryetari i Bordit, Emanuel Bajra dhe anëtarët Mimoza Mustafa, Trim Shala dhe Shpresim Vranovci, si dhe Adrian Zalli, drejtor menaxhues.
-
Trusti me rekord historik, 312 milionë euro fitim nga investimet në gjashtë muaj
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti takon QUINT-in: Kosova i ka plotësuar kriteret për anëtarësim në Këshill të Evropës
-
Kurti premton finalizimin e reformës pensionale mandatin e ardhshëm
-
Kurti takon përfaqësues diplomatikë, flasin për Fondin për zhvillimit të qëndrueshëm