Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Vitin e ardhshëm do t’i vëmë binarët e shtetit ligjor aty ku duhet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se në vitin e ardhshëm qeveria e tij “do të vërë binarët e shtetit ligjor aty ku do të duhej të ishte vendosur shumë moti”.

Në adresimin e tij për fundvit, Kurti u lavdërua për punën e tij më 2021 e në fund u shpreh për zotimin e tij për vitin e ardhshëm.

Ka thënë se Kosova meriton më mirë dhe për këtë është zotuar se do të jetë udhërrëfyes i qeverisjes për vitin e ardhshëm.

 
Video urimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për vitin e ri 2022

Video urimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për Vitin e Ri 2022.

Posted by Qeveria e Republikës së Kosovës on Friday, December 31, 2021