Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti thumbon opozitën: Më ka marrë malli për të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thumbuar partitë opozitare.

Ai është pyetur për takimin që kanë pasur liderët e opozitës të martën me Emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Është e vërtetë që nuk kam takuar opozitën prejse Kuvendi ka shkuar në pushim veror. S’besoj se duhet të presim kthimin nga pushimet për t’u takuar. Besoj e shpresoj të takohemi më herët. E pash se dje përveç meje edhe zotin Gabriel Escobar e kishte marrë malli për opozitën. Edhe mua më ka marrë malli për opozitën”, ka thënë Kurti në konferencë për media. “Do ta pyes Escobarin se si ka shkuar takimi”.

Kurti ka thënë se sa i përket diskutimeve Kosovë – Serbi, asnjëherë më tepër se në këtë legjislacion nuk ka një dakordim më të madh mes pushtetit dhe opozitës.

Artikuj të ngjashëm