Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti thotë se eurodeputetja spanjolle mirëpriti aplikimin e Kosovës në BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me anëtarë nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, eurodeputetja spanjolle Iratxe Garcia Perez mirëpriti lajmin pozitiv në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në emër të Grupit të Social Demokratëve në Parlamentin Evropian, ajo u shpreh e gatshme për të punuar së bashku në mbështetje të kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Bëhet e ditur se Kurti e falënderoi grupin e Social Demokratëve për mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe veçanërisht në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të cilët ishin të parët që e përkrahën publikisht në momentin e aplikimit.

Ai shtoi se prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë punësimi dhe drejtësia, e po angazhohen të arrijmë rezultate inkurajuese në fusha e sektorë me rëndësi për zhvillimin e vendit.

“Raportet ndërkombëtare dhe indikatorët ekonomikë në dy vitet e fundit janë dëshmi e progresit dhe e drejtimit drejt këtyre dy prioriteteve. Ndërkaq, marrëdhëniet me BE-në i kemi përforcuar duke përafruar edhe më tej politikën tonë të jashtme me atë të BE-së dhe duke iu bashkëngjitur sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë. Republika e Kosovës, krahas sanksioneve ndaj Rusisë dhe solidarizimit me Ukrainën, është aktualisht vend nikoqir i 11 gazetarëve ukrainas të cilët po banojnë dhe veprojnë në kryeqytetin e vendit përmes programit JiR të mbështetur nga Qeveria”, ka thënë ai.

Pas takimit të 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, Kurti u prit nga kryesuesi i grupit parlamentar ‘’Renew Europe’’, eurodeputeti Stephane Sejourne.

Edhe Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim Arbëri Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, palët diskutuan dhe mbi rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian të Kosovës dhe aplikimeve për anëtarësim në BE dhe Këshillin e Evropës.

“Vendi ynë vazhdon të shënojë përmirësim në indikatorë ekonomikë e demokratikë, të cilët janë përkthyer në renditjen e Kosovës në mesin e vendeve me përparimin më të lartë të demokracisë në rajon e më gjerë. Sundimi dhe zbatimi i ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit po kontribuojnë në konsolidimin e shtetit të së drejtës, si bazament i drejtësisë, demokracisë e zhvillimit”, ka thënë ai.