Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten, më 29 prill, do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kurti do të takohet me Stoltenbergun në selinë e NATO-s në Bruksel.
Lajmin për takimin e ka bërë të ditur NATO në një njoftim për media.
