Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për Kosovën anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë. Kurti ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, nën shoqërimin e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Kurti theksoi rëndësinë që ka Tregu i Përbashkët Rajonal për integrimin ekonomik të rajonit dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të tri marrëveshjeve që janë nënshkruar në Procesin e Berlinit. Me këtë rast, u nënvizua fakti që Kosova ishte e para që ratifikoi në parlament të tri marrëveshjet, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
Kurti ka shtuar se Kosova është e përkushtuar për integrimin evropian dhe progres.
Koopman tha se Kosova është pjesë e familjes evropiane. Ai e përgëzoi Kosovën për reformat dhe theksoi nevojën e përshpejtimit të tyre dhe nevojën për të ndjekë integrimin ekonomik të rajonit dhe integrimin në tregun ekonomik të Bashkimit Evropian.
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti: Kosova s’ka plan B pos anëtarësimit në BE
-
Kurti në Bruksel zotohet për zbatim të obligimeve të dala nga marrëveshjet me Serbinë
-
Kurti: Është koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për Kosovën