Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurit, ka kujtuar se sot janë bërë fiks 2 muaj prej zgjedhjeve të përgjithshme.
“Sot dy muaj më parë, populli i Kosovës votoi masivisht për ndryshim. Jo vetëm ndryshim retorik, por të vërtetë dhe ndryshim kuptimplotë. Një shkëputje nga e kaluara e korruptuar dhe humbur e udhëhequr për përfitime personale, drejt shpresës për një të ardhme bazuar në vlera dhe principe. Le ta ndërtojmë këtë shpresë”, ka shkruar Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pavarësisht se thanë që duan marrëveshje për koalicionin e ardhshëm qeverisës, ato kanë hasur në probleme. Duket që s’e kanë të lehtë t’i ndajnë postet politike, edhe pse për programin bashkëqeverisës tashmë janë dakorduar.
Më 27 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për Certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.
Ndonëse Vetëvendosja e LDK-ja thanë se pas certifikimit arrijnë marrëveshjen, kjo ende nuk ka ndodhur.
Two months ago today, the people of #Kosova voted massively for change. Change not just as rhetoric, but real & meaningful change. A break from a corrupt and wasteful past guided by personal gain, towards hope for a future based on values and principles. Let's build on this hope.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 6, 2019