Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur urgjente çështjen e sjelljes së mjekëve nga mërgata për dhënie të shërbimeve dhe ofrim të trajnimeve në Kosovë.
Në mbledhjen e tretë të Komitetit Ekzekutiv për Shëndetësi, Kurti ka kërkuar që të nisin menjëherë hapat e nevojshëm për të planifikuar sjelljen e sa më shumë mjekëve nga mërgata.
“Kryeministri nënvizoi se jetësimi i kësaj iniciative është çështje urgjente dhe se çdo ditë vonesë është kohë e humbur”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin e së shtunës.
Sipas Kurtit, miratimi i udhëzimit për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësorë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke plotësuar ofrimin e shërbimeve që mungojnë ose rrezikojnë të mos ofrohen. Po ashtu, sipas tij, ardhja e profesionistëve të mërgatës do të mundësojë trajnimin dhe aftësimin e profesionistëve vendas për të ofruar këto shërbime në të ardhmen.
-
Kurti takohet me mjekë mërgimtarë, u kërkon që të kthehen në Kosovë
-
Kurti: Do t’i shkrijmë të gjitha strukturat paralele serbe
-
Kurti për Ligjin për të huajt: S’duam t’i lëmë pacientët serbë pa shërbime e nxënësit pa arsim
-
Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë
-
Kurti - ambasadorëve: I domosdoshëm integrimi i sistemit të arsimit dhe atij shëndetësor