Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Kosova partnere e qëndrueshme e Gjermanisë

Kryeministri Albin Kurti, tha se e ka siguruar ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, se Kosova është partnere e qëndrueshme e Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian.

Kurti në konferencën e përbashkët për media me ministren gjermane, tha se Kosova e ka dëshmuar këtë.

“E sigurova ministren Baerbock se Kosova është partnere e qëndrueshme dhe se këtë e kemi dëshmuar me pritjen e refugjatëve afganë, me krizën në Ukrainë dhe me sanksionet ndaj Rusisë”, tha Kurti.

Ai tha se ministren gjermane që do të qëndrojë në Kosovë edhe të premten, e ka njoftuar për punët që ka bërë Qeveria dhe ato që do të bëjë. Ka kërkuar përkrahjen e Gjermanisë dhe të BE-së.

“Bashkëpunimi ynë dypalësh është duke u intensifikuar, eksporti në Gjermani është rritur, por edhe investimet direkte gjermane në Kosovë. Kam kërkuar mbështetje për reformat tona, në punësim dhe drejtësi. Kosova duhet të përfitojë më shumë nga fondet e BE-së, në infrastrukturë, energji e të tjera. Gjermania mund të ndihmojë më shumë në këtë drejtim”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm