Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së shpejti do të jetë në vizitë zyrtare në SHBA, është njoftuar nga Qeveria.
Në disa mediume ishte raportuar se Kurtit nuk i është dhënë viza amerikane. Ky lajm bëri bujë në mediumet serbe.
"Amerikanët refuzuan Kurtin", kishte shkruar "B92".
Por, nga Qeveria e Kosovës thonë se është e pavërtetë, pasi Kurti ka vizë amerikane.
“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi për KOHËN.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti udhëton në SHBA “për takim me liderë vendesh”
-
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n