Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti refuzon të komentojë aktakuzën ndaj Aliut

Me arsyetimin se nga Gllogjani nuk mund të flasë për çështje politike, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të flasë për aktakuzën ndaj ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu.

Në ditën kur Qeveria Kurti mori detyrën, u kuptua se ndaj ministrit Aliu është një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për kohën sa ishte drejtor në Komunën e Prishtinës. Edhe pse ai u deklarua se nuk ka pasur njohuri për aktakuzën, Prokuroria Themelore në Prishtinë u shpreh se deklarimi i Aliut nuk qëndron.

Me kabinetin e tij, Kurti të mërkurën nisi ditën me homazhe në Prekaz, ndërsa më pas bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Pas homazheve, i pyetur për të komentuar rastin e Aliut, Kurti është shprehur shkurt se “te ky vend i dëshmorëve nuk mund të flasim për politika të ditës”.

Artikuj të ngjashëm