Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i pikëlluar nga lajmi për tornadon shkatërruese që goditi të dielën Iowan e SHBA-së. Ai tha iu shprehu ngushëllime viktimave, derisa falënderoi autoritetet për reagimin.
Tornadoja që preku Iowan la të paktën shtatë të vdekur, në mesin e tyre dy fëmijë.
“I pikëlluar kur dëgjova lajmin e tornados shkatërruese që ka goditur miqtë tanë në Iowa. Mirënjohës për veprimet e reaguesve të parë dhe ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Në Iowa jetojnë mijëra shqiptarë, derisa Forca e Armatosur e Kosovës (FSK), bashkëpunon me Gardën Kombëtare të këtij shteti.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti ngushëllon familjarët e të vdekurve nga tornado në SHBA
-
Kurti: Vdekja e trefishtë në Gjakovë pikëlloi dhe tronditi mbarë popullin
-
Kurti për aksidentin me viktima në Skenderaj: Shumë shpejt do të kemi pasqyrë më të plotë mbi rastin
-
Kurti për përmbytjet në Spanjë: Qëndrojmë me qeverinë spanjolle
-
Qeveria një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri