Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se një herë duhet konstituar Kuvendi e më pas të flitet për formimin e qeverisë, kur u pyet për këtë çështje gjatë një aktiviteti në Istog të mërkurën.
“Një herë Kuvendi, pastaj qeveria”, u shpreh Kurti në një prononcim për “Istogu Channel” pasi vendosi gurthemelin e projektit të banimit të përballueshëm dhe social në këtë komunë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e aktivitetit ishte edhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu e kryetari i Istogut, Ilir Ferati.
Nesër do të jetë seanca e nëntë për konstituimin e Kuvendit.
Deri tash, në gjashtë tentativa për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka pasur votat e mjaftueshme. Në pesë herë pati 57 vota, ndërsa në seancën e fundit mori tri vota më pak.
Kurti vazhdimisht nuk ka dhënë përgjigje konkrete për konstituimin e Kuvendit apo formimin e qeverisë.