Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Profesioni i mësimdhënësit s’është funksion, por mision

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë marrë pjesë në Manifestimin për 7 marsin “Dita e Mësuesit”.

Kurti ka thënë se dashuria për dije dhe dashuria për liri janë vetëm dy nga shtyllat e mësimdhënësve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, profesioni i mësimdhënësit nuk është funksion, por mision.

“Mësimdhënia dhe mësimnxënia e bëjnë lidhjen mes nxënësve. Shkolla është vendi i magjishëm ku përshpejtohet integrimi. Pedagogjia është edhe art edhe dije. Mësuesi nxit imagjinatën, e aftësinë për të marrë informacione”, ka thënë ai.

Nagavci ka deklaruar se MASHTI i ka dhënë rëndësi të veçantë trajnimit dhe avancimit të mësimdhënësve.

“Janë dhënë mbi 3500 licenca të karrierës… kujtojë që vlerat janë diskurs i veçantë në sektorin e arsimit, e besoj që janë udhërrëfyes për juve. Po punojmë në licencën e avancuar, besojmë që në qershor do të fillojmë implementimin e saj. Kjo do t’iu garantojë edhe pagë më të lartë”, ka thënë ajo.