Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Në bashkëbisedimin me përfaqësuesit e komunitetit egjiptian të martën, Kurti tha se punësimi komuniteteve joshumicë është prioritet i ekzekutivit.
“Ne kemi vendosur një sistem transparent dhe fer për ndarjen e fondeve për komunitete dhe uroj që të kemi shumë iniciativa të qëlluara nga komuniteti egjiptian, ku do të mund të promovohen dhe mbrohen të drejtat e komunitetit. Zyra për çështje të drejtave të komuniteteve gjithsej ka 1 milion e gjysmë fonde për komunitete dhe më vjen mirë që gjatë verës do të hapet një thirrje tjetër për aftësimin dhe punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve, pasi ky është prioritet si për qeverinë tonë, ashtu edhe për komunitetet. Ne kemi miratuar vendimin për krijimin e ekipit ndër-institucional për punësimin e komuniteteve, rom ashkali dhe egjiptian”, tha Kurti.
Ai tha se është vendosur edhe një sistem transparent për ndarjen e fondeve për komunitetet jo shumicë.
“Gjatë vitit do të kemi një konferencë ku do të ndajmë storjet e tyre të suksesit për të inkurajuar të tjerë prej komuniteteve të kontribuojnë në aftësitë e tyre në institucione. Por edhe institucionet të kuptojnë se sa shumë po përfitojnë të gjithë nga diversiteti në vendet e punës. Edhe në nivel të komunave e dimë rëndësinë e përfaqësinë të komuniteteve”, shtoi ai.
Pjesë e këtij bashkëbisedimi me komunitetin egjiptian ishte edhe zëvendëskryeministrja për komunitete, Emilja Rexhepi dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. /ksp
-
Kurti uron komunitet joshumicë në Kosovë, lavdërohet për punët e bëra gjatë këtij viti
-
Kurti thotë se duhet luftuar diskriminimin: Po punojmë për qeverisje të drejtë pa dallime
-
Kurti: Më gëzon fakti se ka pasur zhvillime pozitive për komunitetin egjiptian
-
Kurti: Qeveria po punon për krijimin e mundësive të barabarta për të gjitha komunitetet
-
Kurti e Osmani urojnë Ditën Ndërkombëtare të Romëve