Arbëri

Kurti premton investime në të gjitha komunat pa diskriminim

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar takimin e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ministritë e linjës dhe kryetarët e komunave.

Kurti në takim ka thënë se do të ketë investime kapitale nga ministritë e linjës ku përfshihet ndërtimi i rrugëve, autostradat, shkollat, hapësira të gjelbra dhe investime të tjera. Sipas tij, këto investime do të bëhen në gjitha komunat, pa diskriminuar asnjë prej tyre.

“Kemi miratuar legjislacionin e nevojshëm që komunat të raportojnë bazuar në performancë e jo preferencë. Të respektohen afatet, jemi të gatshëm që bashkë me ministritë t’u ndihmojmë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se i falënderon komunat për solidaritetin e treguar, gjatë zhvillimeve në veri, derisa një minutë heshtje është mbajtur për vrasjen e policit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit.

Agim Aliu, kryetar i Asociacionit të kom të Kosovës ka thënë se Ligji për tatimin në pronë tregon shembull të mosbashkëpunimit mes komunave dhe nivelit qendror.

Sipas tij, komunat u sfiduan me ndryshime në ligj, derisa ka kërkuar që të ndahet buxhet shtesë për kryerjen e obligimeve komunale.