Që prej 8 korrikut, kryeministri Albin Kurti gjendet jashtë Kosovës. Ai nisi vizitën në Greqi dhe më pas në Francë. Në Francë, mori pjesë në premierën e filmit kosovare “Pa Vend” në Festivalin e Filmit në Cannes. Qëndrimi atje erdhi pas nëntë ditësh qëndrimi në Greqi, vizitë për të cilën u kritikua nga opozita në Kosovë.
E, nga Franca Kurti ka udhëtuar direkt për në Belgjikë për takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Vizitat e nisura prej dy javësh do t’i përfundojë sot. Në një përgjigje për KOHËN, Kryeministria ka thënë se Kurti kthehet sot gjatë ditës.
Qëndrimi jashtë vendit për kaq kohë është kritikuar nga opozita e cila e ka akuzuar për neglizhim të rastit të Komunës së Deçanit, ku u dyshua për helmimin e më shumë se 1000 qytetarëve.