Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndoshta kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vërejtur ndonjë mungesë kur ka vendosur ta largojë nga zyra e saj fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, e ta zëvendësojë atë me të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Unë nuk e paskam ndjekur këtë lajm, sepse kam qenë me takime e aktivitete prej mëngjesit. Unë nuk besoj që ajo shpreh qëndrime e bën veprime pa arsye të thella. Unë besoj në arsyen e Osmanit që më së miri është ta shprehë ajo. Mbase e ka vërejtur ndonjë mungesë dhe ka vepruar ashtu”, ka thënë ai për televizionin publik.
Kurti, në këtë intervistë, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhje, sepse sipas tij, populli i do idetë e Vetëvendosjes.
“Ne e i kemi fituar zgjedhjet, jo për shkak të aksioneve, jo për shkak të radikalizmit, por për shkak të ideve tona. Populli i do idetë e Vetëvendosjes. Dhe ato nuk janë vetëm në manifestin e vitit 2005, por janë në programin tonë, në alternativën qeverisëse…”, ka thënë ai.
“Qasja jonë progresiste, kritika jonë, zgjidhja jonë, është çelësi i suksesit të Vetëvendosjes”.
-
Osmani për mungesën e Kurtit: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë
-
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, e PDK-ja s’ka vija të kuqe
-
Osmani: Kur e kam informuar Kurtin se i kemi 82 vota, më ka thënë tash s’i ki votat e VV-së
-
Osmani: Kurti do të ketë dy zgjidhje për çështjen e presidentit
-
Kurti: Osmani do pushtet, ka ambicie politike