Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti për aksionin në veri: Grupet kriminale do të luftohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se aksion i sotëm i Policisë ishte kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës

Ai në Facebook ka shkruar se herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).

“Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale. Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se aksioni i sotëm policor ka përfunduar.

“U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, ka thënë ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ky operacion policor është në nivel vendi.

Edhe Kurti paralajmëron shtim të forcave policore në veri Arbëri Kurti paralajmëron shtim të forcave policore në veri

Ajo ka thënë se qëllimi i tij është parandalimi i veprimtarive kriminale dhe kontrabandimit të mallrave.

“Kriminaliteti duhet të ndalohet dhe grupet kriminale duhet të ndëshkohen”, ka thënë ajo.