Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, duke u marrë me grevën në arsim, ndër të tjera konstaton se ndërsa "Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta"
Në vazhdim teksti i plotë i Kurtit:
Më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë. Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta. Paradoksi vjen nga reduktimi i kontekstit.
Kundërthënia është e rrejshme, jo pse mësimdhënësit janë edhe prindër ndërkaq edhe prindërit mësojnë fëmijët, por sepse e treta palë është e vërteta: qeveria. Ajo vlerëson shërbëtorët politikë dhe jo shërbyesit publikë. Ajo don të zbusë ca varfërinë e mësimdhënësve që të mos merret me pabarazinë karshi tyre.
Cila është zgjidhja? Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim.
Ndjeshmëria ndaj varfërisë nuk e zëvendëson ndershmërinë për barazi. E, siç thotë populli ynë, kot mbushen mend ata që janë mbushur haram.
-
Kurti për raportin e WorldAtlas: Ishim shumë të varfër, tash jemi më pak të varfër
-
Kurti: Premtojnë rritje të pagave 50% sepse e dinë se s’do të testohen në ulësen e kryeministrit
-
Kurti: Nga rritja e pagës minimale përfituan 150 mijë punëtorë të sektorit privat
-
Kurti paralajmëron t’i bëjë ofertë opozitës për presidentin
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera