Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti, Osmani e Konjufca festojnë pas zgjedhjes së presidentes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani, po e festojnë zgjedhjen e kësaj të fundit në krye të shtetit.

Në një foto të postuar nga deputeti Haxhi Avdyli, shihen ministra e deputetë që po festojnë formimin e plotë të institucioneve.

“Ditë e mirë për demokracinë. Kosova kompleton suksesshëm institucionet e saj, dhe hyn në fazën e stabilitetit“, ka shkruar Avdyli.

Osmani sot është votuar me 71 vota në rundin e tretë, duke marrë kështu pozitën e të parës së shtetit.