Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, ka njoftuar të shtunën zyra e kryeministrisë.
Sipas njoftimit, ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, i cili kalon shumën e 200 milionë dollarëve dhe parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.
Kryeministri Kurti falënderoi Albright për punën e palodhshme dhe fokusin e veçantë të MCC-së në ekonominë e Kosovës.
Nga ana tjetër, Albright falënderoi kryeministrin Kurti për punën dhe angazhimin për këtë projekt. Ajo rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të SHBA-së për Republikën e Kosovës përmes MCC-së për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj.
Në takimin e përbashkët me kryeministrin mori pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington DC, Ilir Dugolli.
-
Shefja e MMC-së, Albright, pritet nga Kurti e Osmani
-
Lansohet programi mbi 230 milionë dollarësh për përmirësimin e sektorit të energjisë
-
Kurti: Kemi ndarë 34.7 milionë dollarë shtesë për programin e MCC-së për energji
-
Kurti falënderon deputetët për ratifikimin e marrëveshjes me MCC-në
-
Kurti për marrëveshjen me MCC-në: Sukses i përbashkët