“Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, ka thënë kryeministri Albin Kurti të shtunën, në ditën kur Serbia ka mbajtur stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”.
Kurti ka komentuar ushtrimet në Batajnicë, vendin e varrezave masive ku ishin gjetur 744 trupa të shqiptarëve, përfshirë 46 anëtarët e familjes Berisha.
“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës, përfshirë 46 anëtarët e familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po mban ushtrime ushtarake aty për ‘Ditën e Forcave të Armatosura’. Trupat mund të fshihen, por e vërteta s’mund të varroset”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Në Batajnicë të shtunën qëndruan edhe krerët e Hungarisë dhe krerët serbë të Bosnjës për t’i vëzhguar stërvitjet ushtarake.
-
Kurti: Mungesa e përgjigjeve për vendndodhjen e personave të zhdukur rëndon normalizimin e raporteve me Serbinë
-
Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
-
Kurti u kërkon ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Beogradin për çështjen e të zhdukurve
-
Shënohet Dita e të zhdukurve, Kurti bën thirrje për trysni ndërkombëtare mbi Serbinë
-
Kurti: Serbia vazhdon të shkelë detyrimet e saj ndërkombëtare për të zhdukurit