Kryeministri Albin Kurti të hënën në Samitin e Procesit të Berlinit ka thënë se Kosova ende vazhdon të kërcënohet me invazion nga Serbia.
Kurti në fjalën e tij, ka thënë se aktet e tilla nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar.
“Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, ka thënë ai.
Siç është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka thënë se qytetarët në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti.
“Ne si udhëheqës të tyre kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe si udhëheqës, ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim. Kërkohet një angazhim me mirëbesim për të garantuar efektivitetin afatgjatë të marrëveshjeve tona dhe respektimin e të gjitha palëve të investuara në proces”, citohet të ketë thënë më tej Kurti.
-
Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Përparimi i Kosovës nën hijen e kërcënimeve nga Serbia
-
Kurti: Serbia gjithmonë do të përbëjë rrezik të madh për sigurinë e Kosovës
-
Kurti: Serbia do të jetë gjithmonë rrezik për vendet që e pengojnë projektin e “botës serbe”
-
Kurti: Serbia, kërcënim për fqinjët në Ballkanin Perëndimor
-
Kurti: Vuçiqi synon ta lërë të hapur mundësinë e pushtimit të Kosovës