Në 19-të vjetorin e akademisë përkujtimore për masakrën e Reçakut, i pranishëm ishte edhe kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ka thënë se me vrasjet që ndodhën në janarin e vitit 1999, e gjithë bota ishte alarmuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurti ka thënë se NATO-ja duhej të ndërhynte për të parandaluar Srebrenicën e radhës e jo për të ndëshkuar pasi ajo të ketë ndodhur.
Postimi i Kurtit në Facebook:
Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve nuk humbet kurse emri i tyre nuk harrohet kurrë. Ende i kemi të freskëta kujtimet nga janari i ftohtë i vitit 1999. U vranë 45 civilë shqiptarë por edhe 11 ushtarë të UÇK-së të cilët po i mbronin kufomat që të mos rrëmbeheshin nga forcat serbe. E gjithë Kosova ishte tronditur kurse bota demokratike u pat alarmuar. Këtë herë NATO-ja duhej të ndërhynte për të parandaluar Srebrenicën e radhës e jo për të ndëshkuar pasi ajo të ketë ndodhur. Masakra e Reçakut ishte vendimtare për bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë së Milosheviqit. Sot, të gjithë ndajmë dhembjen e pikëllimin me familjarët të cilët humbën më të dashurit e tyre që populli të fitojë lirinë.