Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti në përplasje me Vuçiqin, kërkon dialog me parime dhe pa diskutime për kufij

Kundërshtues ndaj mënyrës së si është zhvilluar dialogu Kosovë – Serbi, është shfaqur kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e tij të parë ndërkombëtar jashtë vendit.

Nga tryeza e debatit në kuadër të konferencës së sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ku nuk lejohet publikimi i përmbajtjes së diskutimeve, ka rrjedhur një video-incizim nga fjalimi i Kurtit.

Përballë presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, Kurti është shprehur kundër mundësisë së ndryshimit të kufijve, derisa ka thënë se nuk i do presidentët afër hartave, raporton KTV.

“Gjëja e fundit, por edhe më e rëndësishmja, ne duhet të jemi të gatshëm për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet t’i kemi parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar. Duhet ta përgatisim mirë, me parime të mira dialogun e ardhshëm në rajonin tonë, në veçanti atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E para: nuk ka marrëveshje pa dialog, e dyta: nuk ka dialog me harta, dhe e treta është pa presidentë rreth hartave”, ka deklaruar fillimisht Kurti.

Ashtu siç e ndihmuan Kosovën të çlirohet nga Serbia, Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që tani ta ndihmojnë Serbinë të çlirohet nga Kosova.

Edhe Kolumne Rimendimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe limitet e Bashkimit Evropian

“Pothuajse të gjithë prej jush na ndihmuat që 20 vjet më parë Kosova të çlirohet nga Serbia. Tani mendoj e ka ardhur koha që të ndihmohet Serbia për t’u çliruar nga Kosova. Pra, pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, duhet të bëhet çlirimi i Serbisë nga Kosova”, ka shtuar më tej Kurti.

Pas këtyre deklaratave, fjalën e ka kërkuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se duhet t’i reagojë Kurtit, por atij nuk i është mundësuar një gjë e tillë.

Prapa dyerve të mbyllura, sipas burimeve të “Deutsche Welles”, debati është karakterizuar me atmosferë të nxehtë.

Ky medium gjerman ka raportuar se Vuçiqi ka kundërshtuar deklarimin e Kurtit me fjalët se "Kosova ende është pjesë e Serbisë sipas Rezolutës 1244 dhe se “Kosovën ende nuk e kanë njohur gjysma e shteteve anëtare të OKB-së dhe më shumë se gjysma e popullatës botërore”.

Edhe Kurti pret që në takimin me Vuçiqin të shprehen ide se si të ecet përpara me dialogun LAJMET E MBRËMJES Kurti pret që në takimin me Vuçiqin të shprehen ide se si të ecet përpara me dialogun

Pas takimit, reagimin e Vuçiqit e shpjegoi kryeministri kosovar, Albin Kurti.

Kryeministri kosovar ka kërkuar që shtetet e Ballkanit, në të njëjtën kohë të bëhen pjesë e BE-së, derisa ka kundërshtuar edhe idenë e Minishengenit ballkanik.