Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Handikosit me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.
Kryeministri dhe kabineti i tij priti përfaqësuesit ulur në karrocë, siç është thënë në shenjë solidariteti me ta.
Vizita e tyre është bërë me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.
Gjatë ditës, përfaqësuesit e Handikosit do të takohen edhe me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca. / EO
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti viziton Handikosin: Patëm bisedë të hapur për kushte të dinjitetshme për personat me nevoja të veçanta
-
Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin: Jam optimist
-
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
-
Kurti arrin në Kuvend, pret takim konstruktiv me Hamzën
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në