Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti në Bruksel u shoqërua nga eksperti, Marc Weller

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel të hënën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shoqëruar nga profesori, Marc Weller, kanë thënë burimet për KOHËN.

Weller, i cili ishte këshilltar për Kosovën në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999, nuk dihet se në çfarë roli ka marrë pjesë në këtë vizitë të nivelit të lartë në Bruksel.

Ai ka mbajtur edhe pozitën e këshilltarit të lartë ligjor në procesin e Vjenës të negociatave për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja gjatë viteve 2006-2007.

Bazuar në biografinë e publikuar nga “Universiteti i Cambridget”, Weller gjithashtu ka kontribuar edhe në hartimin e Kushtetutës së Kosovës, si dhe ka hartuar Ligjin për Mbrojtjen e Minoriteteve në Kosovë dhe Statutin e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve.

Ai është edhe autor i librit “Shtetësia e kontestuar: administrimi ndërkombëtar i luftës së Kosovës për pavarësi”.

Kryeministri Kurti është duke e zhvilluar takimin trepalësh midis tij, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky takim po zhvillohet pas takimeve të veçanta të zyrtarëve të BE-së me Kurtin dhe Vuçiqin.

Edhe Kurti pret që në takimin me Vuçiqin të shprehen ide se si të ecet përpara me dialogun LAJMET E MBRËMJES Kurti pret që në takimin me Vuçiqin të shprehen ide se si të ecet përpara me dialogun

Pas takimit trepalësh, pritet që Borrelli të deklarohet për media për lidhur me rezultatet.

Fokusi takimeve është mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.