Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti – Lajçakut: BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të Marrëveshjes

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkelje të Marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Në takimin që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kurti ka theksuar nevojën që marrëveshja të zbatohet në tërësi.

“Theksova nevojën që Marrëveshja bazë të implementohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të asaj marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lajçaku ka thënë se duhet qartësi se si të zbatohet Marrëveshja drejt normalizimit. Pas takimit me kryeministrin, ai ka deklaruar se për BE-në është i pranueshëm secili model i Asociacionit që është në pajtim me vlerat dhe normat e BE-së.